NGA KOMISIONI DISCIPLINOR
BOROZANI/Arkiv/A.P.
Trepça’89 dhe Liria, me vërejtjet e fundit për organizim
20 April, 2017 @13:25
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka botuar në faqen zyrtare Vendimin e Komisionit Disciplinor të shkallës së parë, pas inicimeve të Procedurave disciplinore për ekipet e Superligë në xhiron e shkuar.
Kështu, për Trepçën’89 dhe Lirinë janë shqiptuar vërejtjet e fundit nga KD-ja, thuhet në letrën e botuar që mban nënshkrimin e kryetarit të këtij Komisioni, Dukagjin Zefi.
“Për shkak të lëshimeve të pjesërishme në organizim të ndeshjes Trepça’89-Ferizaji, shqiptohet masa disciplinore, Vërejtje e fundit - për Trepçën’89,” është thënë ndër të tjera në Vendimin e KD-së.
Ndërsa, masa disciplinore e njejtë i është shqiptuar edhe ekipit nga Prizreni.
“Për shkak të lëshimeve në organizim të ndeshjes Liria-Drenica, manisfestim i sjelljeve josportive të shikuesve vendas karshi zyrtarëve të ndeshjes, shqiptohet masa disciplinore, Vërejtje e fundit - për Lirinë,” ka shkruar njoftimi për ekipin bardhezi.