GENK-CELTA

Celta, gj’finalisti i parë
20 April, 2017 @22:56
Skuadra spanjolle, Celta Vigo, është gjysmëfinalisti i parë i Europa Ligës këtë stinor, pasi që përmes barazimit sonte ndaj Genkut në Belgjikë, ka siguruar me rezultat të përgjithshëm 4-3 një vend te katërshja më e mirë e garës.
Pas pjesës së parë pa rrjeta të tundura, Celta avancoi përmes golit të shënuar nga Pione Sisto, ndërsa Genk barazoi shpejt me Leandro Trossardin, 1-1.
Ndeshja e parë kishte përfunduar 3-2 në të mirë të Celtës dhe kështu, ata shkojnë në gjysmëfinale.
Të gjitha ndeshjet tjera çerekfinale, janë duke kërkuar gjysmëfinalistët në vazhdime.