REAL MADRID

Foto: realmadrid/facebook
Bale i kthehet stërvitjeve
20 April, 2017 @14:46
Krahu uellsian i Real Madridit, Gareth Bale, i është kthyer stërvitjeve të rregullta me ekipin e parë sot, bëjnë të ditur mediat spanjolle.
Mirëpo, Football Espana ka bërë të ditur se ende nuk është plotësisht sigurt se a do të jetë në gjendje që të paraqitet në debrin e madh spanjoll ndaj Barcelonës që zhvillohet këtë fundjavë.
Mbrojtësit Pepe dhe Raphael Varane do të mungojnë në duelin e të dielës, për shkak të lëndimeve.