SCHALKE-AJAX

Ajax ngrin Schalken
20 April, 2017 @23:37
Dygolëshe ishte epërsia e Ajaxit nga ndeshja e parë, 2-0. Schalke këtë e neutralizoi për 90 minuta lojë me 2-0 në Gelsenkirchen.
Ndeshja shkoi në vazhdime dhe tifozët e Schalkes kishin nisur festën kur Daniel Caligiuri shënoi për 3-0 në minutën e 101 të takimit.
Por më pas, Ajax që luante me 10 veta nga minuta e 80 e ndeshjes, shënoi përmes Nick Viergever shënoi për 3-1 e më pas në fund edhe Amin Younes vulosi me 3-2 rezultatin përfundimtar dhe çoi kampionin e shumëfishtë të Holandës në gjysmëfinale të Europa Ligës.