SHPRESA E KOSOVËS

Loti Celina/ Foto: godset.no
Loti Celina vazhdon kontratën
21 April, 2017 @8:41
Futbollisti i reprezentacionit të Kosovës, Loti Celina, ka nënshkruar kontratë të re me ekipin norvegjez, Stromsgodset, ka bërë të ditur vetë ekipi norvegjez në faqen zyrtare.
Talenti në fjalë, ka nënshkruar kontratën e parë profesionale vitin e kaluar, ndërsa tash e ka vazhduar atë deri në fund të vitit 2018.
Ish reprezentuesi i Norvegjisë, tash drejtori sportiv i ekipit, Jostein Flo, ka thurrë fjalë të mira për vëlluan e Bersantit dhe ka thënë se duhet të vazhdojë punën për të nxjerrë tërë potencialin që ka.
Loti, sikurse Bersanti, është grumbulluar me reprezentacionin shpresë të Kosovës U19 dhe ka punuar për përfaqësuesen që drejtohet nga ish-trajneri i Prishtinës, Feronikelit dhe Lirisë, Ramiz Krasniqi.