LIBURN - BESA

Foto: Arianit Godeni
Liburni ngjitet në pozitën e dytë me fitore ndaj Besës
21 April, 2017 @21:18
Dueli i drejtpërdrejtë për pozitën e dytë në Superligën e Kosovës në futsall, ndërmjet dy skuadrave të rrafshit të Dukagjinit, Liburnit dhe Besës, përfundoi me fitoren e skuadrës vendase.
Ekipi gjakovar megjithëse kishte disa mungesa të konsiderueshme, arriti të shënoj fitore mjaft të vlefshme ndaj Besës, të cilën e mposhti me rezultat 4-3.
Me këtë rezultat, Liburni e ka kaluar Besën në radhitjen tabelare, duke u ngjitur në pozitën e dytë, menjëherë pas liderit, Feniksit.