TRAJNERI I RI

Ferizaj me trajner të ri kundër Lirisë
21 April, 2017 @20:54
Në ndeshjen e kësaj fundjave kundër Lirisë, skuadra e Ferizajt do të udhëhiqet nga trajneri i ri.
Pas dorëheqjes së trajnerit nga Maqedonia, Argjend Beqiri, për shkak të rezultateve jo të mira, nga sot drejtimin e skuadrës e ka marr trajneri Burim Qerkini.
Qerkini ka qenë lojtar shumëvjeçar i skuadrës i Ferizajt, ndërsa do ta udhëheq skuadrën përkohësisht, deri në emërtimin e trajnerit të ri.
Ndeshja ndërmjet Lirisë dhe Ferizajt luhet të dielën nga ora 15:00 në stadiumin “Përparim Thaçi” të Prizrenit.