ISTOGU-RAHOVECI

Rahoveci nxjerr pikë në Istog
22 April, 2017 @17:37
Skuadra e Rahovecit ka arritur të nxjerrë pikë të rëndësisshme sot buzë Bjeshkëve të Nemuna, duke barazuar ndaj Istogut pa gola, 0-0.
Istogu në anën tjetër ka pasur rastet dhe mundësitë për të fituar ndeshjen, por nuk ka arritur të tund rrjetën e mysafirëve assesi.
Me këtë barazim, Rahoveci vazhdon të shpresojë në luftë për mbijetesë, derisa Istogu mbetet të kërkojë pikët e plota në një ndeshje tjetër.