ULPIANA-DUKAGJINI

Me fitore, Dukagjini futet në TOP4
22 April, 2017 @17:32
Skuadra e Dukagjinit të Klinës ka arritur që të shënojë fitore të rëndësishme në udhëtim, ndaj Ulpianës në Lipjan, për të hyrë në TOP 4 të Ligës së Parë dhe për të mbajtur gjallë shpresat për futje në Superligë.
Ekipi klinas, ka shënuar fitore në saje të golave të shënuar nga L. Dakaj. F. Gashi dhe F. Haliti, që i dhanë sigurinë dhe fitoren e 11 të stinorit për ekipin.
TABELA AKTUALE E LIGËS SË PARË
Pas 23 ndeshjeve të zhvilluara Dukagjini tash ka 39 pikë në Ligë të Parë dhe mbetet në luftë për një vend që jep shpresa për Superligë.