ARSIM THAQI

Thaqi i kënaqur për fitoren e pestë rresht
22 April, 2017 @17:27
Trajneri i Prishtinës, Arsim Thaqi, është shprehur tejet e kënaqur me fitoren e sotme ndaj Gjilanit.
Prishtina fitoi me rezultat minimal 1-0, ndërsa për Thaqin kjo ishte fitorja e pestë rresht, prej se e ka marrë udhëheqjen e skuadrës.
“5 ndeshje, 5 fitore. Normal që është një emocion i veçantë për mua së pari si trajner dhe gjithashtu edhe për Prishtinën si një klub që ka përvojë, histori dhe meriton të ketë një ekip të këtij niveli çfarë ka treguar në këto ndeshjet e fundit. Sido që të jetë, thash se jam i kënaqur për këto pikë të fituara në pesë ndeshje dhe normal që përballë patëm një kundërshtar të papërshtatshëm siç është Gjilani, që ka lojtarë me përvojë dhe na bëri që të kemi situata të vështira, por që fitorja përsëri është fitore dhe për këtë uroj klubin, lojtarët dhe stafin që të vazhdojmë kështu dhe me lojëra edhe më të mira.
Lojtarët mendoj se janë angazhuar mjaft shumë dhe si rezultat i kësaj, besoj se merituam fitoren,” tha Thaqi pas ndeshjes.