DINAMO ZAGREB - HAJDUK

Pas 9 vitesh, Hajduk triumfon në Maksimir
22 April, 2017 @19:27
Skuadra e Hajdukut të Splitit ka triumfuar në derbin e madh kroat ndaj Dinamos dhe atë 0-2. Kjo ka qenë fitorja e parë e ekipit të Hajdukut ndaj Dinamos pas 9 viteve si mysafir, ndërsa festa që prej fishkëllimës së fundit të gjyqtarit ka nisur te mysafirët.
Ante Erceg dhe Marko Futacs shënuan për ekipin e Hajdukut në fitore, ndërsa për Dinamon tash vështirësohet lufta për titull kampioni, pasi që Rijeka lidere mund të shtojë epërsinë në krye.