FA CUP

Tottenhami dominon, Chelsea arrin finalen
22 April, 2017 @20:10
Finalisti i parë i FA Cup është Chelsea.
Skuadra e Antonio Contes ka shënuar fitore në takimin e luajtur përballë Tottenhamit në ‘Wembley Stadium’, në një takim shumë të bukur për futbolldashësit.
Golat e Chelseat u shënuan nga Willian (2), Hazard dhe Matic (ky i fundit shënoi një supergol), ndërsa për Tottenhamin shënuan dyshja e zakonshme Harry Kane e Dele Alli, të dy pas asistimeve milimetrike të danezit Christian Eriksen.
Sa i përket zhvillimit të ndeshjes, Tottenhami ishte skuadra që dominoi më tepër, mirëpo Chelsea shfrytëzoi maksimalisht rastet e veta, duke e mbyllur takimin me fitore 4-2, fitore e cila e çon në finale të Kupës, aty ku e pret fituesin e duelit mes Arsenalit dhe Manchester Cityt, duel ky që zhvillohet nesër.
All Goals & Highlights HD - Chelsea 4-2… by MailOnlineNews