VËLLAZNIMI-VLLAZNIA
Enis Lokaj vendos, Vëllaznimi një hap tjetër drejt Superligës
23 April, 2017 @17:33
Vëllaznimi ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj ndjekësit kryesor të saj në tabelë, Vllaznisë së Pozharanit.
Kuqezinjtë e Gjakovës kanë mposhtur mysafirët me golin e vetëm të ndeshjes, të shënuar nga Enis Lokaj, që vendosi fatin e takimit në pjesë të dytë të ndeshjes, pasi që 45 minutëshi i parë kishte përfunduar pa gola, 0-0.
Vëllaznimi tash ka 7 pikë mbi Vllazninë, që është e treta në klasifikim.