VUSHTRRIA-2KORRIKU

BOROZANI/Arkiv
Mulaku e Zabërgja shënojnë, Vushtrria ngritet
23 April, 2017 @17:39
Ka ardhur edhe fitorja e dytë me radhë e Vushtrrisë në Ligë të Parë që prej humbjes nga Vëllaznimi në shtëpi.
Ish-kampioni i Kosovës ka shënuar fitore solide ndaj 2 Korrikut sot në “Ferki Aliu” për t’i mbajtur gjallë shpresat për një vend që dërgon drejt Superligës.
Të kaltërit e qytetit të vjetër të Kosovës kanë ardhur deri te fitorja përmes golave të Nazif Mulakut dhe Dior Zabërgjës, ky i fundit po vazhdon të shënojë radhazi prej se erdhi në afatin kalimtar vjeshtor.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola. Ndërsa në pjesën e dytë Mulaku pas golit të epërsisë, hoqi fanellën, që mjaftoi për referin t’ia jep kartonin e dytë të verdhë në ndeshje dhe vendasit çuan ndeshjen deri në fund me 10 lojtarë.
Ndërsa në fund, portieri vushtrrias Leotrim Avdyli ka mbrojtur penalltinë e mysafirëve për të mbrojtur epërsinë 2-0.
Në anën tjetër, 2 Korriku me këtë humbje vazhdon të mbetet në lojë për zonën e barazhit të Ligës së Parë drejt Superligës.