FA CUP

Vazhdimet vendosin, Arsenali në finale
23 April, 2017 @18:34
Ashtu si gjysmëfinalja e zhvilluar dje, edhe ndeshja e zhvilluar sot dhuroi shumë emocione, e në fund triumfiut iu gëzua skuadra e Arsenalit, e cila u tregua më e mirë në vazhdime dhe e arriti kualifikimin për në finale të FA Cup.
Pjesa e parë kaloi pa gola, ndërsa i pari në epërsi kaloi Manchester City përmes Sergio Agueros. Për 1-1 shënoi Nacho Monreal dhe koha e rregullt u mbyll 1-1, përkundër rasteve nga të dyja skuadrat.
Në vazhdime, hero i londinezëve u tregua i zakonshmi Alexis Sanchez, i cili shënoi në minutën e 101’ dhe e dërgoi Arsenalin në finale, aty ku do të takohet me skuadrën e Chelseat, e cila dje e eliminoi Tottenhamin.
All Goals & Highlights HD - Arsenal 1-1… by Gol-Live