GRANIT ARIFAJ

Granit Arifaj, sulmues i Drenicës/ BOROZANI/ A. P.
E la me Dritën, u kthye ndaj Dritës!
24 April, 2017 @13:45
Sulmuesi i Drenicës, Granit Arifaj, që është njëri ndër golashënuesit më të mirë të këtij stinori në Superligë, në xhiron e fundit i është kthyer golave, duke e shënuar golin e 11 të stinorit.
Arifaj, për herë të fundit kishte shënuar gol për Drenicën në ndeshje ndaj Dritës si mysafir në Gjilan, kur Drenica u mposht 2-1.
Dhe prej xhiros XXI e deri në xhiron XXVII pushoi së shënuari, derisa përsëri erdhi loja ndaj Dritës.
Granit Arifaj përsëri shënoi dhe iu kthye golave në Superligë, kësaj radhe në fitore ndaj Dritës, 2-0.