PORTIERI I DRENICËS
Burim Sadiku, portier i KF Drenica/ BOROZANI/ A. P.
Sadiku përfundon stinorin?!
24 April, 2017 @18:44
Portieri i ekipit të Drenicës, Burim Sadiku, mund të ketë përfunduar stinorin 2016/17 ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit kuqezi nga Skenderaji sot.
Burim Sadiku u lëndua në ndeshjen e fundjavës që shkoi ndaj Dritës në “Bajram Aliu” dhe sot është konstatuar që ai do të mungojë deri në katër javë nga fushat e gjelbëra.
Deri në fund të stinorit kanë mbetur edhe 7 xhiro, ndërsa Drenica thuajse ka siguruar mbijetesën në Superligë dhe largimin nga zona e barazhit.