STATS @ EL CLASICO

Kush ishte më i shpejti në El Clasico?!
24 April, 2017 @15:51
Liga elite e futbollit spanjoll, La Liga, ka botuar sot statistikat e hollësishme të El Clasicos që u zhvillua mbrëmë në Santiago Bernabeu.
Në atë të kilometrave të kaluara në fushë dhe të shpejtësisë maksimale të arritur, mund të vërehen të dhëna interesante.
Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka arritur shpejtësinë maksimale në ndeshje, prej 33.33 kilometrave në orë.
Ndërsa më së shumti kilometra në lojë i ka bërë Sergi Roberto, 12.07.
Mëposhtë shihni tabelën zyrtare të La Liga, ku me ngjyrë vishnje janë lojtarët e Barcelonës dhe të kaltër, lojtarët e Real Madridit.