GARETH BALE

5 ndeshje mungesë për Bale
25 April, 2017 @16:16
Krahu uellsian i Real Madridit, Gareth Bale, do të mungojë në 5 ndeshjet e radhës për Real Madridin, ka bërë të ditur Eurosport pak më parë.
Bale, që u lëndua në El Clasico, menjëherë pas rikthimit nga lëndimi paraprak, është konstatuar se nuk do të aftësohet për të ndihmuar ekipin në asnjërën nga 2 ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ndaj Atletico Madridit.
Gjithashtu, Bale do të mungojë edhe në 3 ndeshje të La Ligas për Realin në ndërkohë, Deportivo-Real, Real-Valencia dhe Granada-Real.