ISCO ALARCON

Isco vazhdon me Realin!
25 April, 2017 @8:42
Francisco Roman Alarcon Suarez, apo shkurt Isco, që ditë më parë festoi ditëlindjen e 25-të të tij (i lindur: 21 prill 1992) do të bëhet lojtari i gjashtë më i paguar i Real Madridit.
Njoftimin e ka dhënë Marca sot, derisa ka bërë të ditur se ekipi i Real Madridit ka pranuar kërkesën e lojtarit për rritje rroge dhe ai do të përfitojë tash e tutje 6 milionë euro neto në vjet.
Rroga e deritashme vjetore e Iscos ka qenë 3 milionë euro në vjet, pra ai deri më 30 qershor 2022 do të merr dyfishin e asaj që ka fituar deri këtë stinor.
Me këtë, Isco bëhet i gjashti në listën e më të paguarve të Real Madridit pas, Cristiano Ronaldos, Gareth Baleit, Sergio Ramosit, Toni Kroosit, Luka Modricit dhe Karim Benzemasë.