ALVARO MORATA

Morata kërkohet nga Manchesteri!
26 April, 2017 @8:31
Sulmuesi spanjoll i Real Madridit, Alvaro Morata, është duke u kërkuar nga Manchester United, ka bërë të ditur Marca sot.
Në fakt, Jose Mourinho (tr. Unitedit) është duke e monitoruar situatën e Moratës në Bernabeu dhe mungesa e ndeshjeve për 24 vjeçarin, që gjithmonë po mbetet rezervë e treshes Cristiano Ronaldo, Karim Benzema e Gareth Bale, mund të ndikojë në largimin e tij nga skuadra.
Morata në tetor të këtij viti do të mbush të 25-tat, ndërsa Marca ka informacione të sigurta se Mourinho do të futet me ofertë gjatë verës për ish-sulmuesin e Juventusit.