PARA DERBIT TË QYTETIT

REUTERS/Arkiv
Guardiola me sulm special ndaj Unitedit
26 April, 2017 @15:43
Trajneri spanjoll i Manchester Cityt, Pep Guardiola, pritet që të futet me sulm special në derbin lokal në kuadër të Premier Ligës, ndaj Manchester Unitedit.
Përveç Sergio Agueros që është në formë të mirë, ai pritet të inkuadrojë nga minuta e parë edhe sulmuesin e talentuar brazilian, Gabriel Jesus, që u lëndua pas ndeshjeve të para dhe u desht të shërohet për 10 javë pas lëndimit.
Jesus është plotësisht i gatshëm për ndeshje, ndërsa Guardiola pritet ta fusë edhe atë në 11-shen e parë të ekipit të tij, shkruajnë mediat britanike sot.