DFB POKAL

Dortmundi fiton në ‘Allianz’, eliminohet Bayerni
26 April, 2017 @22:44
Pas Frankfurtit, skuadra e dytë finaliste e ‘DFB Pokal’ është Dortmundi. Verdhezinjtë zhvilluan një takim fantastik, duke e përmbysur epërsinë e Bayernit pas pjesës së parë, për ta arritur kështu finalen e Kupës.
Me Dortmundin që arrin finalen, Bayerni merr goditjen e dytë brenda 7 ditëve, pasi që një javë më parë u eliminuan nga Champions League.