BARCELONA - OSASUNA

Barça kalon 100-shin, ‘përkohësisht’ në krye
26 April, 2017 @21:17
Pas triumfit emocional në ‘El Clasico’, Barcelona ka shënuar një fitore të lehtë me rezultat 7-1 ndaj Osasunas në ‘Camp Nou’.
‘Blaugranët’ i dhanë drejtimin e duhur ndeshjes shumë shpejt, duke shënuar me Leo Messin fillimisht. Më pas në vazhdim të ndeshjes ata shënuan edhe 6 herë, për ta mbyllur takimin me rezultat përfundimtar 7-1 dhe për t’u ngjitur në krye të tabelës të paktën përkohësisht, me Realin që ka 2 ndeshje më pak të zhvilluara momentalisht.
7 golat e shënuara sonte bëjnë që Barcelona ta arrij shifrën e 101 golave të shënuara në kuadër të La Ligas këtë sezon, 4 ndeshje pa përfunduar kampionati.
E veçantë kjo fitore ishte për Javier Mascheranon, i cili sonte e shënoi golin e parë si lojtar i Barcelonës pothuajse 7 vite pas transferimit te kjo skuadër.