REAL MADRID

Zidane s’e merr Cristianon në La Coruna
26 April, 2017 @16:07
Real Madrid përveç të lënduarit Gareth Bale dhe të skuqurit Sergio Ramos, sonte në përballje ndaj Deportivo La Corunas, nuk do të llogarisë edhe në lojtarin më të mirë të ekipit, Cristiano Ronaldo.
Në ekspeditën 19 lojtarëshe të publikuar nga klubi pak më parë, nuk figuron emri i Cristiano Ronaldos, derisa për madrilenët tash e tutje çdo pikë në La Liga është me rëndësi, pasi që mund të rrezikojnë titullin kampion.