LOTI CELINA

Foto: godset.no
Loti Celina debuton me asist në ekipin e parë të Stromsgodsetit
26 April, 2017 @19:46
Futbollisti i përfaqësueses shpresa të Kosovës, Loti Celina, ka regjistruar debutimin e tij në ekipin senior të Stromsgodsetit sot në kuadër të Kupës së Norvegjisë.
Trajneri i ekipit të Stromsgodsetit, Tor Olle Skullerud, e ka futur në ndeshje Lotin në minutën e 55-të të ndeshjes, derisa lojtari ka regjistruar paraqitjen e parë me ekipin senior në një ndeshje zyrtare në moshën 16 vjeçare!
Për më tepër, Celina ka asistuar në golin e tretë të ekipit të tij në minutën e 89 të ndeshjes.
Strosmgodset ka shënuar fitore 3-1 ndaj Aassidenit.