GIANLUIGI DONNARUMMA

Kapiten, vetëm për të mbetur në klub
26 April, 2017 @16:19
Përkundër se ditë më parë edhe përfundimisht ra në duart e investitorëve kinezë, Milan ka probleme në sigurimin e nënshkrimit të portierit të tyre të talentuar, Gianluigi Donnarumma, shkruan La Repubblica sot.
Portierit 18 vjeç i skadon kontrata me Milanin në fund të stinorit të ardhshëm, ndërsa Milan që tash i ka ofruar shiritin e kapitenit dhe një rrogë prej 3.5 milionë eurove për stinor, vetëm e vetëm të bind Donnarumman të qëndrojë aty.
Agjenti i lojtarit, Mino Raiola, në anën tjetër i ka thënë gazetës në fjalë se Donnarumma nuk do të nënshkruajë asgjë pa i kuptuar qëllimet e vërteta të investitorëve kinezë, derisa ka oferta të mëdha nga jashtë.
Raiola, verën që shkoi, në këtë mënyrë mundësoi edhe kalimin e Paul Pogbas prej Juventusit te Manchester United, ku personalisht përfitoi 27 milionë euro nga shuma e plotë e transferit.