DEPORTIVO-REAL

Reali fuqishëm ndaj Deportivos
26 April, 2017 @23:14
Real Madrid përkundër mungesave të theksuara (Cristiano Ronaldo, Gareth Bale, Sergio Ramos) nuk ka pasur fare probleme sonte në duelin e zhvilluar në Riazor ndaj Deportivo La Corunas, ku ka shkatërruar ekipin vendas duke e mposhtur thellë në goleadën tetëgolëshe, 2-6.
Fillimin e shpejt dhe të furrishëm të madrilenëve e nisi Alvaro Morata me gol në minutën e parë të ndeshjes, ndërsa e vazhdoi James Rodriguez në minutën e 14.
Më pas, përkundër se vendasit ulën epërsinë, ata pësuan edhe katër herë tjera para se të përcaktohet përfundimtarja, 2-6 në të mirë të Los Blancosve.
Në krye të La Ligas aktualisht është Barcelona, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar se Reali, derisa kanë pikë të njejta.