COUPE DE FRANCE

Foto: L'Equipe/ F. Faugere
Parisi shkatërron Monacon, arrin finalen!
26 April, 2017 @22:58
Paris St Germain, që është duke ndjekur Monacon në luftë për titull kampioni, ka shkatërruar sonte ekipin nga principata në kuadër të Kupës së Francës.
PSG ka shënuar fitore të thellë, të papritur me një rezultat të tillë, 5-0, duke i dhënë një goditje të madhe Monacos.
Me këtë fitore, PSG ka siguruar finalen e Kupës së Francës këtë vit, ku e pret befasia, Angers.