SHQIP NË RUSI

Balaj si zëvendësues, Roshi e Berisha në bankë
26 April, 2017 @23:32
Skuadra e tre shqiptarëve në Rusi, Terek Grozny, ka shënuar fitore si mysafir ndaj Rubin Kazanit sot me rezultat minimal 0-1.
Nga treshja shqiptare e ekipit rus, vetëm Bekim Balaj është futur në lojë nga trajneri Rashid Rakhimov dhe atë në 11 minutat e fundit të ndeshjes.
Ndërsa, krahu i Kosovës, Bernard Berisha dhe ai i Shqipërisë, Odise Roshi, kanë mbetur të pashfrytëzuar nga trajneri gjatë ndeshjes, duke qëndruar në bankën rezervë përgjatë 90 minutave loje.
Tereku është i gjashti në klasifikim aktualisht pas 25 xhirove me 36 pikë. Lider është Spartak Moska me 57 pikë.