PAS DEBUTIMIT

Foto: godset.no
Celina i lumtur me debutim
27 April, 2017 @12:48
Pas debutimit dje në ekipin e parë të Stromsogdsetit, Loti Celina, ka thënë se është krenar që ka arritur këtë gjë.
Stromsgodset luajti në Kupën e Norvegjisë dje dhe fitoi 3-1, ndërsa vëllau i vogël i Bersantit ka debutuar duke asistuar në golin e fundit të skuadrës.
“Jam krenar të luaj për një ekip të tillë. Ishte ndjenjë e mirë të debutoja,” ka thënë 16 vjeçari për faqen zyrtare të ekipit të tij, që njëherit është edhe pjesë e përfaqësueses shpresa të Kosovës.