NË PODUJEVË

Foto: KF Llapi/ Facebook
Afro 1 mln. euro për tribunat e Llapit
27 April, 2017 @14:01
Finalisti i Kupës së Kosovës, KF Llapi, përmes një njoftimi në faqen zyrtare të ekipit në Facebook ka bërë të ditur se ekipi shumë shpejt do të ketë tribuna të mëdha me standarde europiane.
Llapi që luan në stadiumin Zahir Pajaziti ndeshjet si vendas ka nënshkruar sot memorandumin ku Ministria e Sportit do të investojë 500 mijë, ndërsa Komuna e Podujevës edhe 200 mijë euro tjera, për të bërë ekipin nga VeriLindja e Kosovës, me tribuna moderne.