REFERËT E XHIROS XXVIII
BOROZANI/ Arian Paçarizi
Nuza drejton ndeshjen Llapi-Liria
27 April, 2017 @15:55
Referi i FIFAs, Genc Nuza, do të ndajë drejtësinë në ndeshjen e fundjavës ndërmjet Llapit dhe Lirisë, ka bërë të ditur sot FFK-ja.
Ndeshja do të luhet pa praninë e shikuesve, pasi që KD ka suspenduar për një ndeshje Llapin të luajë pa prani të shikuesve.
Në ndeshjet tjera drejtësinë e ndajnë:
E premte: Leutrim Mustafa në Hajvalia-Trepça 89;
E shtunë: Burim Jahmurataj në Gjilani-Feronikeli;
E diel: Besnik Batalli në Trepça-Drenica;
E diel: Fatmir Tahiri në Besa-Prishtina;
E diel: Gramos Shala në Drita-Ferizaj.
Të gjitha ndeshjet nisin në ora 15:00 të ditës përkatëse.