FIFA

Shqipëria gjobitet nga FIFA
27 April, 2017 @20:06
Federata Shqiptare e Futbollit është gjobitur me 100 mijë franga nga Komisioni Disciplinor i FIFA-së, për shkak të problemeve që kanë ndodhur në ndeshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin Rusia 2018.
Ndeshja e zhvilluar më 24 mars, kishte përfunduar me fitoren e Italisë me rezultat 2-0.