MARCA

Real pranë De Geas
28 April, 2017 @13:21
Real Madrid është afër arritjes së marrëveshjes me portierin numër një të Spanjës, David de Gea, që aktualisht mbron për Manchester Unitedin.
E përditshmja Marca ka bërë të ditur sot se madrilenët do të paguajnë 75 milionë euro dëmshpërblim për De Gean.
Më tutje, Marca shkruan se Manchester United është interesuar për James Rodriguezin dhe Alvaro Moratën, ndërsa si zëvendësim të De Geas do të merr Joe Hartin nga rivali lokal, Manchester City, derisa ky i fundit aktualisht mbron për Torinon në Serie A.