TIRANA - PARTIZANI

Sukaj vendos derbin, Partizani në krye
28 April, 2017 @20:54
Me fitoren e Partizanit është mbyllur derbi ‘i zjarrtë’ i Tiranës, rezultat ky që e ngrit në krye të tabelës Partizanin. Kjo është hera e 13 me radhë që Partizani del i pamposhtur nga derbi i Tiranës.
Të parët në epërsi kaluan bardhekaltërit me golin e Edes në minutën e 14’, ndërsa barazimi i Partizanit erdhi në fundin e pjesës së parë nga pika e bardhë. Më pas, ndeshja ishte intensive edhe në pjesën e dytë dhe goli i fitores erdhi në minutën e 86’ nga Xhevahir Sukaj i inkuadruar nga banka rezervë.
Në çastet e fundit të ndeshjes, tensionet u shtuan dhe të dyja skuadrat e mbyllën takimin me 10 lojtarë në terren, mirëpo kjo nuk luajti rol në rezultatin përfundimtar.
TABELA AKTUALE KATEGORIA SUPERIORE
Kjo fitore për Partizanin vjen në një moment tejet të rëndësishëm të sezonit dhe mund të jetë vendimtare në luftën për titull.