HAJVALIA - TREPÇA 89

Trepça ‘89 kryen detyrën, vazhdon drejt titullit
28 April, 2017 @16:53
Me fitoren e liderit aktual u hap xhiro e XXVIII e Superligës së Kosovës në futboll.
Pa probleme, Trepça ‘89 e arriti fitoren me rezultat 0-3 kundër Hajvalisë, në një takim ku mitrovicasit shumë lehtë mund të shënonin edhe shumë herë.
Goli i epërsisë erdhi nga Florent Hasani në minutën e 26-të, ndërsa më pas shënuan Oto John (MIN 62’) dhe Fiton Hajdari e trefishoi epërsinë në minutën e 72’.
Kjo fitore e ruan distancën e mitrovicasve ndaj ndjekësve në tabelën e klasifikimit, kurse Hajvalia tashmë dihet që sezonin e ardhshëm do ta luaj në Ligën e Parë.