RAHOVECI-BALLKANI

Rahoveci mposht Ballkanin, shton shpresat
29 April, 2017 @17:14
Rahoveci ka shënuar fitore aq shumë të kërkuar sot ndaj Ballkanit të Suharekës, 1-0.
Me këtë fitore bardhekaltërit e drejtuar nga Fadil Vuçitërna kanë bërë një hap të mirë për t’i ikur zonës së barazhit për rënie nga Liga e Parë, ndërsa për Ballkanin vazhdojnë ditët e vështira.
Kjo ka qenë fitorja e tretë e Rahovecit në pranverë, ndërsa në xhiron që vjen ata udhëtojnë në Obiliq për ndeshje ndaj KEK-ut.
Në anën tjetër, Ballkani në shtëpi pret Istogun.