REAL - VALENCIA

Marcelo shpëton Realin, presioni te Barça
29 April, 2017 @18:06
Pak ditë para sfidës gjysmëfinale ndaj Atletico Madridit në Champions League, Real Madridi ka shënuar një fitore me shumë vuajtje por tepër të rëndësishme ndaj Valencias në shtëpi.
Epërsia madrilene erdhi me golin e Cristiano Ronaldos, i cili shënoi me kokë pas krosimit milimetrik të Carvajalit nga krahu i djathtë. Më pas, Ronaldo e shpërdoroi një penallti në pjesën e dytë, penallti e cila mund t’i kushtonte Realit po të mos ishte për Marcelon, i cili shënoi një gol fantastik pak minuta para fundit, me mysafirët që pak më herët e kishin gjetur barazimin nga gjuajtja e lirë e Parejos.
Kjo fitore e ngrit në krye Real Madridin dhe presioni bie te Barcelona, e cila sonte luan derbin e Katalunisë ndaj Espanyolit. Nëse Barcelona fiton, del në krye falë golaverazhit, mirëpo Reali ka një ndeshje të mbetur.