SULMUESI I KOSOVËS

Berisha çon Melbournin në finalen e madhe
30 April, 2017 @11:20
Sulmuesi i reprezentacionit të Kosovës, Besart Berisha, me golin e shënuar në minutën e 70 të ndeshjes sot për ekipin e tij, Melbourne Victory, ka siguruar finalen e madhe të elitës së futbollit australian.
Melbourne Victory mposhti Brisbane Roarin në gjysmëfinale, 1-0, me golin e vetëm nga Berisha, që shënoi me kokë.
Finalja e madhe e Australisë luhet më 7 maj, në ora 9 të mëngjesit me kohën e Kosovës, ku ekipi i Berishës ndeshet me Sydneyin.
Besart Berisha Goal HD - Melbourne Victory 1… by Football—Live