BUNDESLIGA

I pesti radhazi, Bayerni kampion i Gjermanisë!
29 April, 2017 @20:40
Për të pestën herë radhazi dhe për herën e 27 në histori, Bayerni është shpallur kampion i Bundesligës gjermane të futbollit!
Barazimi i Leipzigut në ndeshjen përkatëse dhe fitorja e Bayernit me rezultat 0-6 pak çaste më parë ndaj Wolfsburgut ka bërë që Bayerni ta siguroj matematikisht titullin e Bundesligës, titull ky që është i pari në Bundesligën nën drejtimin e Ancelottit.
Kjo është hera e parë në histori që një ekip e fiton 5 herë radhazi Bundesligën.