EVERTON - CHELSEA

Fitore e madhe, Chelsea pranë titullit!
30 April, 2017 @16:58
Në ndeshjen më të vështirë nga ato që i kanë mbetur deri në fund, Chelsea ka shënuar fitore 0-3, për t’u afruar kështu shumë me titullin kampion.
Skuadra e Contes fitoren e arriti me 3 golat e shënuar nga Pedro, Cahill dhe Willian. Pedro shënoi një supergol nga distanca, derisa Cahill e dyfishoi epërsinë nga afro 2 metra nga një top i kthyer nga portieri Stekelenburg, i cili fillimisht e priti goditjen e Eden Hazard. Kur ndeshja veç ishte mbyllur, për 0-3 shënoi braziliani Willian, për ta mbyllur kështu ndeshjen me fitore të thellë.
4 ndeshje para fundit, Chelsea ndodhet shumë pranë titullit, me kalendar më të lehtë se Tottenhami dhe me diferencë të konsiderueshme në krye!