KF FERONIKELI
BOROZANI/ Arian Paçarizi
Feronikeli falenderon Tovërlanin, mungoi vetëm fati
30 April, 2017 @12:25
Kampioni i Kosovës në futboll, Feronikeli, ka falenderuar edhe njëherë sot Afrim Tovërlanin trajner, për punën e tij të deritashme me ekipin, pasi që dje me marrëveshje u largua nga klubi, si pasojë e humbjes së fundit nga Gjilani, 1-0.
“Ai instaloi filozofinë e vetë brenda skuadrës që po luftonte për titullin e dytë radhazi në kampionatin e Kosovës. Këtë e arriti duke radhitur sukseset dhe këtë e realizoi duke e çuar trofeun e kampionit me Feronikelin,” ka shkruar falenderimi i ekipit.
“‘Toki’ në punën e tij 17 muajshe me ekipin ka bërë punë të madhe me ekipin, ndërsa ndarja nuk erdhi nga mosbesimi mes palëve, por koha kërkoi ndryshime. Ne i themi mbretit të titujve se vetëm fati sportiv na ktheu shpinën. Dyert e Feronikelit janë gjithmonë të hapura për ty,” ka shkruar ndër të tjera aty.