VLLAZNIA-ISTOGU

Ferati siguron fitoren e Vllaznisë
30 April, 2017 @17:29
Ka mjaftuar një gol sot në Pozharan, për të mbajtur në garë Vllazninë në luftë për Play-Off të Superligës.
Ekipi vazhdon të jetë i treti në klasifikim, ndërsa sot ka qenë Lirian Ferati që ka shënuar për fitoren e ekipit të tij, ndaj Istogut, 1-0.
Me këtë fitore, Vllaznia ka regjistruar fitoren e 13, ndërsa ka mbledhë 43 pikë në total.
Në anën tjetër, Istogu rrezikon seriozisht mbijetesën.