KOSOVA (P) - VËLLAZNIMI

Fitorja e radhës, Vëllaznimi barazohet me liderin
30 April, 2017 @17:15
Me fitore 1-3 është mbyllur ndeshja e luajtur mes Kosovës së Prishtinës dhe Vëllaznimit, rezultat i cili bën që Vëllaznimi të ketë pikë të barabarta me Flamurtarin, që mbetet në krye falë golaverazhit më të mirë.
Kjo fitore është e katërta me radhë për gjakovarët, të cilët fitoren e sotme e arritën me golat e Dardan Rogovës, Yll Myrtës dhe Egzon Gashit.
Pjesa e parë e takimit u mbyll 0-2, ndërsa rezultati final i ndeshjes ishte 1-3, me vendasit që e gjetën golin e nderit në pjesëlojën e dytë
Xhiron e ardhshme, Vëllaznimi e pret 2 Korrikun, kurse Kosova (P) e pret Vllazninë e Pozheranit.