KUPA E HOLANDËS

Rashica asiston dhe fiton Kupën e Holandës me Vitessen
30 April, 2017 @19:50
Vetëm 10 minuta para fundit të ndeshjes u zbërthye gjithçka në finalen e Kupës së Holandës të përfundar pak më parë në Rotterdam.
Ka qenë mesfushori i Kosovës, Milot Rashica, që gjeti sulmuesin e skuadrës, Ricky van Wolfswinkel, për t’i dhënë epërsinë 1-0 Vitesses ndaj AZ Alkmaarit.
E pastaj, derisa Vitesse mbante topin më shumë për të kaluar minutat e fundit të ndeshjes, van Wolfswinkel pranoi një top nga brendësia e mesfushës për të vulosur fatin e takimit, 2-0.
Vitesse me këtë, fiton Kupën e Holandës për vitin 2017 (stinori 2016/17).
Ricky van Wolfswinkel Goal HD - AZ Alkmaar 0-1… by allsportusa
van Wolfswinkel R. Goal HD - AZ Alkmaar 0-2… by allsportusa