NICE-PSG

Balotelli shuan shpresat e Parisit
30 April, 2017 @23:22
Paris St Germain ka bërë një hap prapa në rrugë për mbrojtje të titullit të kampionit të Francës.
Ekipi i Unai Emeryt është mposhtur 3-1 nga Nice, që morri hovin me golin e sulmuesit italian, Mario Balotelli.
Më pas, Ricardo Pereira ngriti epërsinë e vendasve në 2-0, para se Marquinhos t’i jep shpresa Parisit.
Por, në fund, Anastasios Donis i dha vulë ndeshjes për 3-1. Ndërsa Parisi e mbylli ndeshjen me 9 lojtarë pasi që Thiago Motta dhe Angel di Maria u skuqën në minutën 90, përaktësisht 90+3.