LIGA E PARË

Drenica dhe Mitrovica, futen në Superligë
1 May, 2017 @20:46
Ekipi i Drenicës ka përfunduar si kampion i Ligës së Parë në futsall këtë stinor dhe me këtë ka siguruar pjesëmarrje në Superligë edicionin tjetër.
Në xhiron e fundit të Ligës së Parë në futsall, Drenica mposhti Mitrovicën 6-2, por gëzimi ka qenë i përbashkët, pasi që edhe Mitrovica dy xhiro më parë siguroi vendin e dytë në Ligë të Parë dhe kështu, edhe mitrovicasit do të bëhen pjesë e elitës së futsallit të Kosovës.