PAS ARRESTIMIT

Foto: PrishtinaFC.com
Lirohet Leci
2 May, 2017 @14:30
I arrestuar në ndeshjen Besa-Prishtina, Liridon Leci, pas 2 ditësh qëndrimi në paraburgim është liruar.
“Absurde çfarë ka ndodhur. Prishje imazhi personal, prishje imazhi për klubin, për Federatën,” ka thënë Leci ndër të tjera për faqen zyrtare të Prishtinës sot.
Leci është shprehur se do të çojë rastin në instanca më të larta.
Mbrojtësi i Prishtinës ishte përjashtuar nga ndeshja Besa-Prishtina, për shkak të një kartoni të kuq.
Më pas, kur u lëndua portieri i Prishtinës, Alban Muçiqi, ai u afrua për të parë gjendjen, në ndërkohë pati fërkim me një polic, që pasi u hamend njëherë, e arrestoi.