NË DRENAS

Ramiz Dervishi, trajner i ri i Feronikelit/ Foto: KF Feronikeli/ Facebook
Dervishi trajner i Feronikelit
1 May, 2017 @21:28
Feronikeli, që ditë më parë u nda me trajnerin Afrim Tovërlani, ka emëruar në vend të tij, Ramiz Dervishin.
Dervishi, që deri tash ka punuar si ndihmës i Tovërlanit njeh nga afër ekipin dhe ai do të drejtojë së paku deri në fund të stinorit ekipin që është kampion aktual i Kosovës dhe ndër më të organizuarit.
Drejtuesit e klubit i kanë uruar sukses në xhirot e mbetura trajnerit të ri të skuadrës. Dervishi do të debutojë si kryetrajner i ekipit nga Drenasi në duel me Besën, në kuadër të xhiros së XXIX të Superligës.
Feronikeli ka mbetur 10 pikë larg Trepçës’89 lidere, edhe 5 xhiro pa përfunduar stinori në Superligë.